Protestoi “ashpër” kundër dëbimit të familjeve palestineze, aktivistja: Asnjë arrestim nga Izrael nuk na frikëson

Bota

Protestoi “ashpër” kundër dëbimit të familjeve

Arrestohet Muna el-Kurd, aktivistja palestineze e cila protestoi fort kundër dëbimit të mundshëm të familjeve palestineze nga shtëpitë në Jeruzalemin Lindor. Mediat ndërkombëtare shkruajnë se aktivistja u arrestua në shtëpinë e saj, e akuzuar për pjesëmarrje në trazira.

Vëllai binjak i el-Kurd Mohammed gjithashtu u mor në pyetje pasi u dorëzua në polici. Të dy më vonë u lanë të lirë. Pas lirimit, aktivistja tha për gazetarët: "Pavarësisht se çfarë bëjnë ata për të na terrorizuar dhe frikësuar, asnjë arrestim nuk do të na frikësojë.”

Kujtojmë se tensionet në Sheik Jarrah luajtën një rol në luftimet e fundit midis Izraelit dhe grupit militant Hamas.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion