U kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm, arrestohen 2 të rinj në Korçë

Aktualitet

U kapën duke transportuar 3 emigrantë të paligjshëm,

Dy persona kanë rënë në prangat e policisë ditën e sotme në Korçë, pasi u kapën duke transportuar emigrantë të paligjshëm. Me një njoftim për mediat, Policia bën me dije se Marjus Galla 34 vjeç dhe Dritan Demelli 35 vjeç, banues në Pogradec, u konstatuan në afërsi të fshatit Eçmenik, Devoll, duke lëvizur me mjetin tip "Benz".

Efektivët e Policisë i bënë me shenjë drejtuesit që te ndalonte, por ai nuk iu bind urdhrit dhe u largua me shpejtësi, por pas ndjekjes është kapur dhe neutralizuar në afërsi të fshatit Zëmblak, Maliq.



Gjatë kontrollit të ushtruar në mjet u konstatuan 3 emigrantë të paligjshëm, të cilëve Galla dhe Devolli, kundrejt shpërblimit, iu kishin premtuar kalimin drejt vendeve të BE-së. 

Materialet në ngarkim të tyre i kaluan Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Korçë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion