Konservatorët e Merkel favoritë në zgjedhjet federale në Gjermani

Bota

Konservatorët e Merkel favoritë në zgjedhjet federale në

Të dielën, konservatorët e kancelares gjermane, Angela Merkel arritën një itore elektorale përtej parashikimeve, dhe e gjejnë veten si favorite. Mësohet se kristiandemokrati Rajner Hazelof me 37 % të votave, triumfoi në landin e vogël lindor të Saksoni-Anhaltit, duke e përmirësuar rezultatin me 7 për qind nga zgjedhjet e 2016-ës.

Mediat gjermane shkruajnë se gara e një dite më parë ishte një sprovë për kryetarin e ri të CDU-së, Armin Lashet, i cili do të ketë udhëheqjen e partisë e ndoshta të qeverisë me largimin e Merkelit nga politika.

Ndërkohë që Partia e ekstremit të djathtë, "Alternativa për Gjermaninë", ruajti vendin e dytë me gati 21 % të votave. "Ky është sukses i madh për Saksoni-Anhaltin, sidomos kur dihet që luftohemi nga të gjithë krahët, edhe nga antifashistët. Kundërshtarët tanë e degraduan fushatën elektorale."

Nga ana tjetër, të Gjelbrit morën vetëm gati 6 për qind të votave, edhe pse parashikohet të jenë blloku më i madh politik në parlamentin e dalë nga zgjedhjet e 26 shtatorit. Socialdemokratët pësuan një rënie të mëtejshme historike në fundjavë.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion