Ukraina shpreson të marrë statusin e vendit kandidat në BE në qershor

Bota

Ukraina shpreson të marrë statusin e vendit kandidat në BE

Ukraina mund të marrë statusin e vendit kanditat në BE në qershor, kështu ka deklaruar një ministre e qeverisë së Ukrainës.

Olga Stefanishyna, zëvendëskryeministrja e Ukrainës për integrimin europian dhe euroatlantik, tha se vendi i saj do të përpiqet për t’u bërë sa më shpejt anëtare e Bashkimit Europian. Deklarata e  saj vjen një ditë  pas takimit të presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen me presidentin e Ukrainës.

Në një konferencë të përbashkët për shtyp, Von der Leyen i dorëzoi presidentit ukrainas një pyetësor i cili do të jetë një pikënisje për anëtarësimin e Ukrainës në BE.

“Ukraina është pjesë e familjes europiane. Ne e kemi dëgjuar shumë qartë kërkesën tuaj dhe jemi këtu për t’ju dhënë një përgjigje të parë pozitive: në këtë zarf ndodhet fillimi i rrugëtimit tuaj drejt BE-së.

Në këtë zarf është pyetësori për anëtarësim. Bashkimi, i cili do të duhet të plotësohet, atëherë rekomandimi duhet t’i bëhet Këshillit të BE-së. Nëse ne punojmë së bashku, mund të jetë edhe çështje javësh,” tha von der Leyen.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion