U shit në ankand, autoritetet amerikane sekuestrojnë pllakën antike nga “Epi i Gilgameshit”

Bota

U shit në ankand, autoritetet amerikane sekuestrojnë pllakën

Departamenti i Drejtësisë në Shtetet e Bashkuara urdhëroi konfiskimin e një pllake antike që përmban pjesë të Epit të Gilgameshit.

Pllaka ishte shitur në ankandin e “Hobby Lobby”, të cilët thanë se e kishin blerë tabletën pasi ishte trafikuar në SHBA, dhe vendosën ta ekspozojnë në një muze.

Pllaka 3,600 vjeçare e njohur si Ëndrra e Gilgameshit, përmban pjesë të Epit të Gilgameshit, një poemë sumeriane, ndër copëzat më të vjetra të letërsisë në botë.

Tableta besohet se është vjedhur nga Iraku, ndërsa në vitin 2003 u ble nga një tregtar antikuarësh, dhe në 2014-ën u ble nga “Hobby Lobby”.

Më shumë se 1.6 milion dollarë pagoi kompania e ankandeve për tabletën me përmasa 12.7 dhe 15.24 centimetra.

“Goditja e tregtimit të mallrave të kontrabanduara, duke kapur dhe konfiskuar një objekt të lashtë, tregon përkushtimin që ka departamenti për të përdorur të gjitha mjetet në dispozicion, përfshirë konfiskimin, për të mundësuar drejtësinë,” tha Kenneth Polite, prokurori më i lartë në Divizionin Penal të Departamentit të Drejtësisë.

Prokurorët pretendojnë se Hobby Lobby nuk ishte në dijeni se tableta ishte marrë në mënyrë të paligjshme, pasi tregtari i antikave që solli tabletën në SHBA.përdori një letër të rremë të origjinës ku thuhej se tableta u gjet brenda një kuti me fragmente bronzi të blera në vitin 1981.

Megjithatë kjo s’është hera e parë që Hobby Lobby vihet në qendër të skandaleve. Gjatë viteve të fundit, kompania ka blerë mijëra objekte që dyshohet të jenë trafikuar ilegalisht.

ME TE LEXUARAT