“Do të keni dokumentacionin që..." Përjashtimi i Elisa Spiropalit nga grupi i PS, flet Taulant Balla

Politikë

“Do të keni dokumentacionin që..." Përjashtimi i Elisa
Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, është prononcuar për mediat pas përjashtimit të deputetes Elisa Spiropali nga grupi parlamentar socialist.

Balla u shpreh se çështjet e disiplinës së brendshme të PS-së nuk janë objekt diskutimi me mediat, ndërsa theksoi se vendimmarrja është marrë në përputhje me statutin dhe rregulloren e partisë. Ai deklaroi se dokumentacioni për këtë vendim do t'i vihet në dispozicion Kuvendit.

“Do të keni dokumentacionin që do t’i vihet në dispozicion Kuvendit në lidhje me këtë vendimmarrje të Asamblesë, që në zbatim të rregullores u njoftua sot edhe në grupin parlamentar. Pas 9 vitesh në grupin parlamentar mua më vjen shumë keq që duhet të shkonim në këtë vendimmarrje. Në rastin në fjalë kemi një vendim i cili është fjalë për fjalë sipas statutit dhe rregullores. Ka një nen, neni 28, janë çështje të organizimit të brendshëm”.

I pyetur nëse do të komunikojë me Elisa Spiropalin pas këtij vendimi, kreu i grupit parlamentar të PS-së u përgjigj: “Pa dyshim, unë komunikoj me të gjithë deputetët e Kuvendit”. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion