Çfarë do të hetojë Komisioni i ri? Miratohet kërkesa e PD-së për zgjedhjet e 11 majit

Partia Socialiste është bindur për të vijuar me zbatimin e vendimit të Gjykatës Kushtetuese për ngritjen e një Komisioni Hetimor për zgjedhjet parlamentare të 11 majit 2025, të kërkuar nga Partia Demokratike.
Më 1 qershor Kushtetuesja urdhëroi Kuvendin për ngritjen e këtij Komisioni Hetimor.
Këshilli për Legjislacionin ka miratuar ngritjen e komisionit hetimor, ndërsa vendimi tashmë i është përcjellë Konferencës së Kryetarëve për miratimin përfundimtar.
Kështu, pas miratimit në Këshillin për Legjislacionin, procedura për ngritjen e komisionit hyn në fazën e radhës parlamentare, në zbatim të vendimit të Gjykatës Kushtetuese.
Komisioni pritet të shqyrtojë pretendimet e Partisë Demokratike lidhur me procesin zgjedhor të 11 majit 2025.

