Të rinjtë festojnë vdekjen e Princit Philip jashtë pallatit mbretëror

Bota

Të rinjtë festojnë vdekjen e Princit Philip jashtë pallatitJ

o të gjithëve u ka ardhur keq për ndarjen nga jeta të Princit Philip. Disa të rinj u panë jashtë Pallatit Buckingham me shishe shampanje të përgatitur për të 'festuar' vdekjen e tij.

Pamjet e shpërndara në mediat sociale tregojnë dy të rinjtë me biçikleta me shishe me vere në duart e tyre ndërsa anëtarët e publikut u mblodhën jashtë pallatit për të bërë nderimet e tyre.

Dyshja u filmua nga korrespondenti politik i GB News Tom Harwood. Gazetari u afrohet burrave dhe i nxit ata të mos hapin shishet, dhe pasi ranë dakord të mos hapnin shishet, të dy burrat më pas shkojnë me biçikletë.

Por jo vetëm kaq pasi ata u filmuan sërish nga të pranishmit në ceremoni dhe kjo ngjalli shumë reagime në rrjetet sociale pasi shumë prej tyre u shfaqën të indinjuar nga ky gjest dy burrave që dukej sikur kërkonin vëmendjen e publikut.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion