Mbyti fëmijët si hakmarrje për gruan që e braktisi, dënohet me burgim të përjetshëm babai

Bota

Mbyti fëmijët si hakmarrje për gruan që e braktisi,

I veshur si oficer policie, një burrë i njohur vetëm si Semir. A, dyshohet se ka mbytur brutalisht dy fëmijët e tij të vegjël, në formë hakmarrjeje për gruan që e kishte lënë. Kjo ishte akuza e prokurorëve ndaj hidraulikut 37 vjeçar, që po gjykohet për aktin makabër në qytetin gjerman të Regensburg.

Në gjykatë u tha se burri kishte lidhur djalin e tij Jamal, 8 vjeç, dhe vajzën Jamile, 6 vjeçe, para se t’i mbyste në maj të vitit të kaluar. Më pas njeriu kishte shkruar një letër në nënën e fëmijëve, ish-gruan 29 vjeçare Bianca ku thuhej: “Shihemi në ferr” dhe “Fëmijët janë në parajsë!”
Në letër i akuzuari thoshte se ishte “zëvendësuar si figura atërore e fëmijëve” dhe se ish gruaja e tij kishte nisur një jetë të re me një burrë tjetër.

Ai tha: “Nuk mund ta duroj që një i huaj të komandojë fëmijët e mi” si dhe “ti preferoje të shkoje në ‘disco’.” Më pas i akuzuari kishte tentuar të vriste veten duke u hedhur nga një urë në lumin Danub, por doli i gjallë në breg dhe rrjedhimisht u arrestua. Prokurori Thomas Rauscher tha: “Ai nuk donte që fëmijët e tij të jetonin me partnerin e ri të Biancas, të rriteshin me t e të edukoheshin nga ai. Kjo vrasje e akullt erdhi nga dëshira e ti egoiste për pushtet dhe kontroll ndaj saj”.

I akuzuari, bir i një romi e një sirianeje, kërkoi rrethana lehtësuese pasi ndjehej “i pashpresë” gjatë karantinës së koronavirusit. Ai ishte ndarë disa herë nga nëna e fëmijëve dhe kishte disa dënime të mëparshme, i pari prej moshës 17 vjeçare. I dyshuari kishte lënë disa profesione dhe njihej si përdorues heroine. Ai qe arrestuar më parë për sulm ndaj partneres duke e djegur me cigare, si dhe për kërcënime ndaj babait të ‘Bianca’s’ në  2012. I akuzuari përballet me dënim maksimal.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion