Studimi e konfirmon: Varianti britanik nuk është më i rrezikshëm se ai fillestari

Bota

Studimi e konfirmon: Varianti britanik nuk është më i

Një studim i fundit ka treguar se varianti britanik i Covid-19 është i rrezikshëm, por nuk krahasohet me atë fillestarin. Studimi nga Britania, shkruajnë mediat ndërkombëtare, nuk kanë gjetur prova që tregojnë se varianti shkakton simptoma më të rënda, rritje të niveleve të viktimave ose efekte anësore më afatgjata.

 

Ky variant u zbulua si fillim shtatorin e 2020, në jug lindje të Anglisë dhe u përhap shumë shpejt në të gjithë Europën brenda 4 muajve. Madje, dyshohet se situata në Britani u përkeqësua për shkak të këtij varianti, duke arritur kulmin në janar.

Studiuesit nisën krahasimin në shkallën e infektimit dhe simptomave të rënda të sëmundjes në 143 njerëz me variantin origjinal dhe 198 të infektuar me variantin britanikë, dhe krahasuan ngarkesën virale në tek ata. Pas përfundimit, nuk u gjetën prova se varianti britanik është më ngjitës se ai original.

Pas këtij studimi, ata dolën në përfundimin se njerëzit e infektuar me këtë variant kishin tendencë të ishin më të rinj, me 55% me moshë nën 60 vjeç krahasuar me 40% në grupin tjetër.

ME TE LEXUARAT