Vrau vjehrrën dhe e mbajti kufomën të fshehur për disa orë, nusja ”kyç gojën” në Polici

Aktualitet

Vrau vjehrrën dhe e mbajti kufomën të fshehur për disa

Miranda Markja, 44-vjeçarja e arrestuar si e dyshuar për vrasjen e vjehrrës së saj, pasditen e së shtunës në fshatin Burim të Maqellarës në Dibër, ka refuzuar të flasë në polici.

Ndërsa familjarët e saj, që kanë dëshmuar për grupin hetimor, kanë treguar se ajo vuan nga probleme psikologjike.

Sipas policisë lokale, ngjarja e rëndë ka ndodhur në orët e para të ditës së diel, ndërkohë që të afërmit e viktimës kanë deklaruar se 74-vjeçarja është masakruar pasditen e së shtunës dhe se ngjarja është raportuar në polici me shumë orë vonesë.

Po ashtu, mësohet se 44-vjeçarja që shkaktoi tragjedinë kishte probleme psikologjike dhe se në momentin e krimit dy gratë ishin të vetme në shtëpi. Në momentin që Komisariati i Policisë është informuar për krimin brenda familjes, ka dërguar në Maqellarë efektivët, të cilët kanë kryer arrestimin e Miranda Markjas, e akuzuar për “vrasje me dashje”. Po ashtu pranë banesës, efektivët e Rendit gjetën dhe sekuestruan thikën, me të cilën nusja vrau vjehrrën.

Burimet shtojnë se gjashtë orë pas ekzekutimit të vjehrrës nusja i ka telefonuar bashkëshortit, i cili shiste në tregun e qytetit, duke e njoftuar për ngjarjen e ndodhur.

Djali i Nazmie Markjas sapo ka marrë lajmin është kthyer me urgjencë në shtëpi dhe e ka gjetur nënën të pajetës. Ndërkohë, në banesë ka gjetur gruan e tij, e cila as fliste as reagonte pas ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion