Skandali në Pakistan, mbi 1500 foshnja infektohen me Hiv Aids nga pakujdesia

Një skandal është raportuar në Pakistan, për shkak të pakujdesisë së stafit mjekësorë. Mësohet se mbi 1500 foshnja janë infektuar me Hiv Aids pasi janë ripërdorur gjilpërat. Ishte një mjek sinjalizues që zbuloi skandalin në vitin 2019, në provincën jugore të Sindh, ku evidentoi se fëmijët ishin infektuar nga ri-përdorimi i gjilpërave.
Familjet e prekura, që jetojnë mes varfërisë, shpesh janë të detyruar të zgjedhin midis ushqimit dhe ilaçeve. Rreth 30 fëmijë të tjerë janë gjithashtu HIV pozitivë në fshatin e vogël Subhani Shar, vetëm disa kilometra nga Rato Dero. Ndërkohë, të paktën 50 fëmijë kanë vdekur që kur u diagnostikuan, tha specialistja e pediatrisë Fatima Mir.
Kontrolli i dobët i infeksionit është i përhapur në të gjithë Pakistanin e varfër, ku mjekët shpesh ri-përdorin pajisjet për të ulur kostot , nga nevoja ose lakmia. Mjeku që ekspozoi për herë të parë skandalin thotë se shumë pak ka ndryshuar që nga viti 2019.


