Shpërndante drogë, arrestohet 31-vjeçari nga Memaliaj, ja çfarë iu gjet në banesë

Aktualitet

Shpërndante drogë, arrestohet 31-vjeçari nga Memaliaj, ja

TIRANË
Policia e Tiranës ka goditur një tjetër rast të shpërndarjes së lëndëve narkotike të ndarë në doza.

Specialistët për Hetimin e Narkotikëve, në bashkëpunim me Forcat e Posaçme “Shqiponjat”, në vijim të punës për parandalimin, evidentimin dhe goditjen e veprimtarisë së paligjshme të prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, goditën një tjetër rast të shpërndarjes së tyre në doza, si rezultat i të cilit u bë kapja dhe arrestimi në flagrancë i shtetasit L. Sh., 31 vjeç, banues në Memaliaj.

Arrestimi i këtij shtetasi u bë pasi gjatë kontrollit fizik dhe në banesën që ai kishte marrë me qira, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan doza me lëndë narkotike kanabis, një sasi municioni luftarak, një shumë parash, si dhe sende të tjera të kundërligjshme.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Tiranë, për veprime të mëtejshme hetimore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion