Fitoi betejën me vdekjen, Eriksen: Nuk do të dorëzohem kurrë

Sport

Fitoi betejën me vdekjen, Eriksen: Nuk do të dorëzohem kurrë

Cristian Eriksen është më mirë! Lojtari danez pas arrestit kardiak gjatë ndeshjes kundër Finlandës ka folur për atë që ndodhi, duke falenderuar të gjithë për ndihmën që i kanë dhënë atij dhe familjes së tij.

Për Gazetta dello Sport, 29-vjeçari i falënderoi tifozët dhe u zotua se do të luftojë për t’u rikthyer. 

“Faleminderit, nuk do të dorëzohem. Tani ndihem më mirë, por dëshiroj ta kuptoj se çfarë ndodhi. Dua t’i falënderoj të gjithë për gjithçka që kanë bërë për mua”, tha ai.

Nga ana tjetër, menaxheri i Eriksenit, Martin Schoots tha: Ai duhet të pushojë tani. Me të janë bashkëshortja e tij dhe prindërit. Do jetë nën vëzhgim. Por sigurisht që dëshiron t’i mbështesë bashkëlojtarët kundër Belgjikës”.

ME TE LEXUARAT