Rusi-Ukrainë në prag lufte, në “lojë” futet edhe Angela Merkel

Bota

Rusi-Ukrainë në prag lufte, në “lojë” futet edhe
Kancelarja gjermane, Angela Merkel, dhe presidenti i Shteteve të Bashkuara, Joe Biden u pajtuan se një reduktim i trupave ruse në kufi me Ukrainën do të ndihmonte në uljen e tensioneve në rajon.

Gjatë një bisede telefonike, Merkel dhe Biden kanë thënë se është e nevojshme që Rusia të tërheqë forcat e saj përgjatë kufirit me Ukrainën.

Rusi-Ukrainë në prag lufte, në “lojë” futet edhe

Ditët e fundit Rusia ka shtuar njësitë e armatosura në zonë, duke rritur shqetësimet e vendeve perëndimore.

Rusi-Ukrainë në prag lufte, në “lojë” futet edhe

Bisedimet mes Merkel dhe Biden pasuan një diskutim të ministrave të NATO-s në Bruksel, të cilët ngritën çështjen e situatës në kufirin Rusi-Ukrainë. Sekretari i Përgjithshëm i NATO-s, Jens Stoltenberg, i bëri thirrje Rusisë të “ndalojë provokimet “./A2

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion