Fatkeqësi! Dita më e lumtur iu kthye në makth, 21 vjeçarja ndërron jetë në ditën e dasmës

Bota

Fatkeqësi! Dita më e lumtur iu kthye në makth, 21 vjeçarja

Chloe Askey, 21 vjeç kishte planifikuar që 12 prilli të ishte dita më e bukur e jetës së saj, pasi do të kurorëzohej me partnerin në martesë. Ajo u diagnostikua me kancer në tetor, e gjendja e saj filloi të përkeqësohej shumë shpejt prandaj çifti i ri vendosi që të realizonte sa më shpejt martesën.

Por Chloe fatkeqësisht ndërroi jetë ditën e hënë pas një beteje disa mujore me kancerin. Dita e hënë nga dita e dasmës së saj u bë dita në  të cilën 20-vjeçarja ndërroi jetë dhe i la një dhimbje të madhe të dashurit të saj dhe miqve të afërt.

Nëna e të dashurit të Chloe ka thënë se ajo ishte në gjendje të rëndë ditët e fundit dhe se para 6 javësh kishte bërë një operacion, pas të cilit ishte dobësuar shumë dhe se mjekët e kishin dërguar në shtëpi.

“Dy ditë pas ditëlindjes së saj ajo filloi kimioterapinë, e cila ishte me të vërtetë e vështirë për Chloe, por i dashuri i saj Hakeem ishte aty pranë saj për ta ndihmuar atë.Për shkak të gjendjes së vështirë nga Covid, Chloe nuk ishte në gjendje të bënte shumë seanca kimioterapi, ajo u dobësua shumë pas një operacioni që kishte bërë vetëm 6 javë më parë, të Premten na thanë që do të kthehej  në shtëpi, por ajo ishte akoma shumë e dobët por askush nga ne kurrë nuk e ka menduar se do të jenë vetëm 3 ditë.

Chloe dhe Hakeem po planifikonin të martoheshin sot, por trupi i dobët i Chloe nuk arriti t’ja dalë.“, ka thënë ajo. 21-vjeçarja ka shërbyer si vullnetare në një qendër kafshësh për 2 vjet. Kolegët dhe miqtë e saj janë zemërthyer nga kjo humbje e madhe.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion