Rriten rastet pozitive me Covid-19, Kroacia ashpërson masat

Bota

NRriten rastet pozitive me Covid-19, Kroacia ashpërson masat

ë Kroaci, qeveria ka njoftuar masat të reja anti- Covid, pasi u rritën ndjeshëm rastet. Mediat kroate bëjnë me dije se në këtë masa, përfshihen një kontroll më të rreptë ndaj tubimeve, aktiviteteve më të mëdha, si edhe hyrjes së qytetarëve nga vende ku po vërehet një rritje e numrit të rasteve COVID-19.

Lajmin e dha kryeministri i vendit, Andrej Plenkoviç. “Në tri javët e kaluara, Kroacia ka shënuar ndërmjet 500 deri në 600 raste me COVID-19 në javë, kurse javën e kaluar ka pasur një rritje të konsiderueshme prej 871 raste.

Nga 100 të shtruar në spital, 94 persona nuk ishin vaksinuar. Kushdo që zgjedh të mos vaksinohet e vë veten në një rrezik që mund të përfundojë në fatalitet. Prandaj, të vaksinohemi tani dhe të mos e presim vjeshtën, që të mbrohemi nga shpërthimi i valës së katërt të mundshme”, tha Plenkoviç.

ME TE LEXUARAT