Kanosi me hanxhar vëllain e tij, arrestohet 39-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

Kanosi me hanxhar vëllain e tij, arrestohet 39-vjeçari në

Një 39-vjeçar është arrestuar nga policia e Vlorës sepse kanosi hanxhar vëllain e tij.

Ngjarja e rëndë ka ndodhur në lagjen “24 Maji”, në Vlorë në ambientet e banesës, ku 39-vjeçari i identifikuar me inicialet G. M. ushtroi dhunë fizike dhe kanosi me mjet prerës vëllain e tij.

Pas njoftimit, policia shkoi në vendin e ngjarjes duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Vlorë, pas njoftimit se në lagjen “24 Maji”, në ambientet e banesës, shtetasi G. M. kishte ushtruar dhunë fizike dhe po kanoste me mjet prerës (hanxhar) vëllanë e tij, menjëherë kanë shkuar në adresën e dhënë, duke parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të dhunës dhe ngjarjen e mundshme. Punonjësit e Policisë së Patrullës së Përgjithshme kanë bërë të mundur neutralizimin dhe prangosjen e shtetasit G. M., në banesë”, njoftoi policia

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion