Plagosje me armë zjarri në Fier, përfundon në spital 40-vjeçari

Aktualitet

Plagosje me armë zjarri në Fier, përfundon në spital

Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur gjatë ditës së djeshme në Fier, ku si pasojë një 40-vjeçar ka përfunduar në spital për të marrë mjekim.

Policia thotë se ka identifikuar dhe shpallur në kërkim autorin e plagosjes, ndërsa 40-vjeçari është jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Fier/ Plagosi me armë zjarri në këmbë një shtetas, identifikohet dhe shpallet në kërkim autori i dyshuar.

Në fshatin Ngjeqar, Roskovec, pas një konflikti për motive të dobëta, është plagosur në këmbë me armë zjarri shtetasi E. H., 40 vjeç, i cili pasi mori mjekim në spitalin e Fierit, u largua për në banesë.

Pas marrjes së informacionit menjëherë në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet e Policisë, të cilat falë veprimeve të shpejta bënë identifikimin dhe shpalljen në kërkim të autorit të dyshuar, shtetasit U. S., 50 vjeç. Vijon puna për kapjen e tij.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion