Kush është 44-vjeçari që u vra në Peqin, autori: E qëllova se më theu xhamat e makinës 5 vjet më parë

Aktualitet

Kush është 44-vjeçari që u vra në Peqin, autori: E

PEQIN - Ylber Xhahysa, 44 vjeç mbeti i vrarë sot pas një konflikti me të njohurin e tij Leonard Bashaliu.

Kush është 44-vjeçari që u vra në Peqin, autori: E

Është arritur të zbardhet emrat e viktimës dhe autorit të dyshuar të vrasjes që u arrestua pak minuta pas krimit. Xhahysa ishte pronar i një studio Tv Kabllor në Pajovë Peqin.

Mësohet se autori dhe viktima ishin të njohur dhe miq me njeri-tjetrin dhe 44-vjeçari Xhahysa kishte shkuar mëngjesin e sotëm pranë banesës së 36-vjeçarit Bashaliu në fshatin Gjoçaj ku dyshohet se ka ndodhur dhe konflikti për motive të dobëta.

Bashaliu e ka qëlluar me pistoletë dhe megjithëse Xhahysa u dërgua në spital nga të afërmit nuk mundi të mbijetonte.

Autori mesohet se ka thene ne polici se e kreu vrasjen pasi viktima i kishte thyer xhamat e makines 5 vjet me pare kur kishin pasur edhe nje perplasje fizike mes tyre.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion