Alarmojnë shkencëtarët: Gratë vështirësi të mbesin shtatëzënë nëse kanë stres në punë

Bota

Alarmojnë shkencëtarët: Gratë vështirësi të

Një studim i fundit për shtatëzaninë ka përfshirë  5.000 femra të cilat janë përpjekur të mbeten shtatzënë. Në studim, ekspertët kanë krahasuar me ekspozimin ndaj stresit me shansin për ngjizje dhe kanë zbuluar që ai shans zvogëlohet për 25 për qind në situata stresuese.

Epidemologia Dr. Amelia Weswlink, autorja e studimit ka treguar: “Femrave të cilat përpiqen të lindin fëmijë, do të duhej shpjeguar rëndësinë e arritjes së ekuilibrit të shëndetshëm midis punës dhe jetës familjare dhe kështu do t’u ndihmoni të realizojnë qëllimin e tyre.”

Niveli i stresit të qytetarëve amerikanë dhe kanadezë u mat duke përdorur një instrument që ata e quajnë shkalla e perceptimit të stresit (PSS). Ata hulumtuan se si të anketuarit përjetuan jetën e tyre dhe gjithashtu morën parasysh racën, përkatësinë etnike, të ardhurat, dietën, zakonet e gjumit dhe shpeshtësinë e marrëdhënieve seksuale.


Ekspertët zbuluan se gratë nën moshën 35 vjeç gjithashtu kanë probleme të konceptimit nëse janë nën stres. Hulumtimet e mëparshme kanë treguar se nivelet e larta të hormonit të stresit (kortizolit) në trupin e një gruaje mund të parandalojnë ovulimin. Gratë që bëjnë punë shumë stresuese janë në rrezik më të lartë se nuk janë në gjendje të mbeten shtatzënë

ME TE LEXUARAT