Përmbyset anija në brigjet e Tunizisë, shpëtohen 366 migrantë të parregullt, 17 të vdekur

Bota

Përmbyset anija në brigjet e Tunizisë, shpëtohen 366

Në brigjet e provincës Medenine në juglindje të Tunizisë u shpëtuan 366 migrantë të parregullt, ndërsa 17 prej tyre humbën jetën. Drejtori i Gjysmëhënës së Kuqe Tuniziane, në një deklaratë tha se u arritën të shpëtoheshin 366 migrantë të parregullt, anijet e të cilëve u prishën në brigjet e qytetit Zarzis në provincën Medenine.

Mësohet se të gjithë ata që humbën jetën dhe u shpëtuan ishin shtetas të Bangladeshit. Vendet në Afrikën Veriore si Tunizia dhe Libia shihen si një pikë nisjeje për migrantët e parregullt që duan të arrijnë në Evropë ilegalisht përmes Mesdheut.

ME TE LEXUARAT