Pas Ramës, Meloni tjetër marrëveshje për emigrantët me Erdoganin

Bota

Pas Ramës, Meloni tjetër marrëveshje për emigrantët me

Kryeministrja e Italisë, Giorgia Meloni po zhvillon një vizitë në Turqi, ku është pritur nga presidenti i vendit, Recep Tayp Erdogan.

Nën masa të forta sigurie, dy liderët mbajtën një takim në pallatin presidenciale, për të shëtitur së bashku më pas në pazarin e madh të Stambollit.

Sipas zyrës së Melonit, dy liderët diskutuan për forcimin e bashkëpunimit kundër emigracionit të paligjshëm,  marrëveshje e cila çoi në një ulje prej 56% të flukseve të parregullta përgjatë korridorit Itali-Turqi.

Bashkëpunimi në këtë fushë do të jetë gjithnjë e më i ngushtë edhe në lidhje me Libinë, ku ministritë e Jashtme përkatëse synojnë të lidhin një marrëveshje së shpejti.

Rreth 2 muaj më parë Shqipëria nënshkroi një marrëveshje me Italinë për pritjen e rreth 3000 refugjatëve afrikanë pranë portit të Shëngjinit.

Çështja ka shkuar në Gjykatën Kushtetuese nga 30 deputetë të opozitës, e cila aktualisht e ka shtyrë për në 24 janar seancën.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion