Pas 5 avionëve, Ukraina njofton shkatërrimin e tankeve ruse në Kharkiv

Bota

Pas 5 avionëve, Ukraina njofton shkatërrimin e tankeve ruse në

Ushtria ukrainase ka njoftuar përmes llogarisë zyrtare në Twitter se forcat ushtarake janë duke i rezistuar agresionit rus duke shkatërruar tanke dhe avione që po përdoren në sulm.

Burime zyrtare bëjnë me dije se krahas 5 avionëve dhe 1 helikopteri, janë shkatërruar edhe 4 tanke ruse pranë qytetit Kharkiv. Ky qytet është pranë kufirit me Rusinë dhe një ndër objektivat e parë të ushtrisë ruse.

Rusia nisi një sulm në shkallë të gjerë ndaj Ukrainës mëngjesin e sotëm duke bombarduar objektiva në qytete si Kievi, Kharkivi, Odesa, Donjecku, etj.

Pas 5 avionëve, Ukraina njofton shkatërrimin e tankeve ruse në

Zyrtarisht raportohet për 9 të vdekur dhe dhjetra të plagosur. /abcnews.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion