Pushtimi Ukrainës, Macron thirrje Rusisë: Të përfundojnë menjëherë operacionet ushtarake

Bota

Pushtimi Ukrainës, Macron thirrje Rusisë: Të

Presidenti francez Emmanuel Macron ka reaguar pasi Rusia nisi pushtimin e Ukrainës. Macron tha se Moska duhet të përfundojë menjëherë operacionet ushtarake në Ukrainë.

“Franca dënon me forcë vendimin e Rusisë për të pushtuar Ukrainën. Rusia duhet të përfundojë menjëherë operacionet e saj ushtarake”, tha ai në një postim në Twitter të enjten. “Franca solidarizohet me Ukrainën. Ajo qëndron me ukrainasit dhe po punon me partnerët dhe aleatët e saj për t’i dhënë fund luftës”, shtoi ai, raporton CNN.

Presidenti francez foli me presidentin ukrainas Vlodymyr Zelensky herët në mëngjes sot. Zelensky i ka kërkuar “ndërhyrje të shumta” për të mbështetur Ukrainën, sipas Pallatit Elysee.

Zelensky gjithashtu kërkoi unitet në Evropë dhe Macron “e siguroi atë për mbështetjen dhe solidaritetin e Francës”, sipas Elysee. Macron foli gjithashtu me Charles Michel, president i Këshillit Evropian, të enjten në mëngjes.abcnews.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion