Në 5 vite martesë e kishte mashtruar, kirurgu zbulon se gruaja e tij punonte prostitutë e klasit të lartë

Martesa e një kirurgu me një ish-Miss është shkatërruar pasi ai zbuloi “jetën sekrete” të bashkëshortes së tij, e cila punonte si prostitutë e klasit të lartë. Mjeku Han Jo Kim kërkoi divorcin me pretendimin se ish-Missi, Regina Turner fitoi gati 700.00 dollarë nga klientë të saj që e paguanin për të bërë seks. Sipas tij, Turner ka bërë një jetë të dyfishtë para dhe pas martesës së tyre në 27 nëntor 2015.
Në dokumentet e divorcit të paraqitura në Gjykatën e Lartë të Manhatanit detajohet se si Kim mësoi për herë të parë të vërtetën për gruan e tij në dhjetor 2020. Ndërsa po përdorte kompjuterin, kirurgu gjeti mesazhe të bashkëshortes së tij me një burrë tjetër, mbi një takim seksual mes tyre. Por ky ishte vetëm fillimi. Ai mësoi se Truner paguar për të bërë seks me ta edhe nga burra të tjerë të pasur, përfshirë një biznesmen të njohur në New Jersey.

Mashtrimi i ish-Missit filloi në vitin 2013, kur çifti u njohën së bashku, kur ajo i tha Kim se kishte studiuar për Shkencë në Universitetin e Connecticut për tre vjet. Por në realitet, sipas kirurgut, Turner nuk ka mbaruar as shkollën e mesme. Gjithashtu thuhet se modelja pretendonte se udhëtonte shpesh drejt Kinës me javë në lidhje me një aplikacion për blerjen e rrobave online.
“Një udhëtim i tillë në fakt bëhej nga e pandehura për të ofruar shërbime seksuale në këmbim të parave”, shkruhet në padi.

Në të dhënat bankare të ish-Missit thuhet se ajo depozitoi në lloharinë e saj një shumë prej 675.030 dollarë nga 2015 deri në 2021. Pronari i pasurive të patundshme në Neë Jersey depozitoi në llogarinë e saj shuma prej 2.000 dollarësh.
Në dokumentet e paraqitura në gjykatë thuhet se biznesmeni depozitoi në llogarinë e saj një shumë në total prej 185.500 dollarë. Ndërkohë në janar Turner ka pretenduar se të ardhurat e saj ishin 0 dhe ishte plotësisht e varur financiarisht nga Kim./Panorama


