Mpiksje të gjakut, Rregullatori britanik: Personat nën 30 vjeç të marrin vaksinë alternative në vend të AstraZenecas

Bota

Mpiksje të gjakut, Rregullatori britanik: Personat nën 30 vjeç


Rregullatori britanik i barnave ka vendosur që të rinjve nën moshën 30 vjeç t’u jepet një vaksinë alternative në vend të AstraZeneca.

Qytetarët që morën dozën e parë do të mund të marrin dozën e dytë. Sidoqoftë, ata që zhvillojnë trombozë pas dozës së parë nuk duhet të vaksinohen, sugjeron organi këshillues qeveritar.
Personat me çrregullime të gjakut duhet të diskutojnë me mjekët e tyre përfitimet dhe rreziqet e vaksinës para se t’i jepen.

Mpiksje të gjakut, Rregullatori britanik: Personat nën 30 vjeç

Në Mbretërinë e Bashkuar deri më 31 mars, kishte 79 raporte për trombozë dhe 19 vdekje midis më shumë se 20 milion vaksinimeve.

Rregullatori britanik është ende duke hetuar nëse ekziston një lidhje shkakësore midis rasteve të rralla të trombozës dhe vaksinës.Më parë Agjencia Evropiane e Barnave foli për “efekte anësore shumë të rralla” duke vërejtur se përfitimet tejkalojnë rreziqet për shumicën e njerëzve.

ME TE LEXUARAT