Pastrim parash dhe mashtrim me TVSH-në: Gjykata e Lartë vulos dënimin me 12 vite burg për Francesco Becchettin

Aktualitet

Pastrim parash dhe mashtrim me TVSH-në: Gjykata e Lartë vulos

Gjykata e Lartë ka lënë në fuqi vendimin e Apelit për dënimin me 12 vite burg të biznesmenit italian Francesco Becchetti.

 Me këtë vendim, është konfirmuar ulja me 5 vite e dënimit fillestar prej 17 vitesh burg, të dhënë ndaj tij.

Becchetti është shpallur fajtor për krijimin e një skeme mashtrimi me TVSH dhe pastrim parash.

Ai është akuzuar për katër vepra penale: “Vjedhje duke shpërdoruar detyrën”, “Pastrimi i produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”, “Falsifikim dokumentesh” dhe “Krijimi i skemave mashtruese lidhur me tatimin mbi vlerën e shtuar”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion