Covid "pushton" Greqinë, mijëra të infektuar gjatë 24-orëve, rriten viktimat

Bota

Covid "pushton" Greqinë,  mijëra të infektuar
Në 24 orët e fundit në Greqi janë shënuar 75 viktima dhe 3445 raste të reja me COVID-19. 1670 raste janë shënuar në Atikë, nga të cilat 431 në qendër të Athinës, 398 në Selanik, 261 në Pire.94 konsiderohet se kanë të bëjnë me udhëtime nga jashtë dhe 2711 me një rast tashmë të njohur.

9 të infektuar janë zbuluar në pikat hyrëse të Greqisë, e cila po përgatitet për hapjen e sezonit turistik në 14 maj.

749 qytetarë grekë po trajtohen në intubim si pasojë e gjendjes së rënduar nga koronavirusi.Që nga fillimi i pandemisë në Greqi janë shënuar 8607 viktima si pasojë e COVID-19, nga të cilat 95.6% kishin një sëmundje tjetër ose ishin të moshës 70 vjeç e lart.

ME TE LEXUARAT