Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në Hagë, Specialja ia mundëson një familjari t’i vazhdojë procedurat

Kosovë&Rajon

Vdes një person me statusin e viktimës në procesin në

Dhomat e Specializuara të Kosovës në Hagë, përmes një dokumenti të publikuar në faqen zyrtare, kanë njoftuar se kanë lejuar një familjar të një viktime që të vazhdojë pjesëmarrjen e tij në procesin gjyqësor ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Rexhep Selimit dhe Jakup Krasniqit.

Vendimi është marrë më 6 nëntor 2026 nga Paneli Gjyqësor II, pas kërkesës së avokatit të viktimave, Simon Laws, i cili kishte njoftuar Gjykatën se një person i pranuar si viktimë pjesëmarrëse në këtë proces kishte vdekur. Viktima, e identifikuar në dokumentet gjyqësore me kodin V260/06, ishte pranuar si pjesëmarrëse në proces më 15 shkurt 2023. Pas vdekjes së tij, më 2 tetor 2026, avokati i viktimave kërkoi që një familjar i tij të lejohej të vazhdonte pjesëmarrjen në procedurë.

image-69.png

Për ta mbështetur kërkesën, avokati kishte dorëzuar në Gjykatë certifikatën e vdekjes së viktimës dhe dokumentacionin që dëshmonte lidhjen familjare me personin që kërkonte të vazhdonte pjesëmarrjen. Paneli Gjyqësor konstatoi se ishin plotësuar kushtet për aprovimin e kërkesës, përkatësisht ishte dëshmuar vdekja e viktimës dhe lidhja e afërt familjare me personin që do të vazhdojë pjesëmarrjen në proces.

Në arsyetimin e vendimit, Gjykata theksoi se, ndonëse Ligji për Dhomat e Specializuara dhe Rregullorja e Procedurës dhe Provave nuk e rregullojnë shprehimisht vazhdimin e pjesëmarrjes së viktimave pas vdekjes së tyre, të drejtat e tyre pjesëmarrëse mund të shtrihen edhe te trashëgimtarët. Sipas Gjykatës, kjo është e nevojshme për të garantuar efektivitetin e së drejtës së viktimave për njohjen e dëmit që kanë pësuar.

Gjykata vendosi gjithashtu që familjari të përfitojë masa mbrojtëse, duke urdhëruar që identiteti dhe të dhënat e tij personale të mos u zbulohen palëve në proces dhe publikut. Për këtë qëllim, familjari do të identifikohet me pseudonimin V260A/06 në dokumentet dhe procedurat gjyqësore. Në dispozitivin e vendimit, Paneli Gjyqësor II aprovoi kërkesën e avokatit të viktimave, lejoi vazhdimin e pjesëmarrjes në emër të viktimës së ndjerë dhe urdhëroi ruajtjen e anonimitetit të familjarit.

image-70.png

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion