"Po abuzoni me të drejtat e njeriut", SHBA merr vendimin drastik kundër Kinës

Bota

"Po abuzoni me të drejtat e njeriut", SHBA merr vendimin drastik

Politizimi i sportit do të dëmtojë frymën e Kartës Olimpike dhe interesat e atletëve nga të gjitha vendet.

Komuniteti ndërkombëtar, përfshirë Komitetin Olimpik të SHBA, nuk do ta pranojë atë”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Kineze, Zhao Lijian, pasi administrata e Biden bëri të ditur se është në kontakt me aleatët për një qasje të përbashkët (një bojkot i koordinuar e Pekinit 2022) me të cilën do ti përgjigjen abuzimeve të të drejtave të njeriut në Kinë, veçanërisht në Xinjang.

Zëdhënësi gjithashtu foli për një “përgjigje të fuqishme kineze” dhe shtoi se: “Ne jemi të sigurt për të punuar me të gjitha palët për të zhvilluar Olimpiadën Dimërore Pekin 2022 një ngjarje olimpike të jashtëzakonshme “.

Shtetet e Bashkuara po marrin në konsideratë një bojkot të koordinuar me aleatët e Lojërave Olimpike Dimërore të Pekinit, të planifikuar për nga 4 deri më 20 shkurt 2022.
Lajmin e ka bërë të ditur zëdhënësi i Departamentit të Shtetit Ned Price. Bojkoti “është diçka që ne me siguri duam ta diskutojmë”, iu përgjigj ai gazetarëve që e pyetën nëse SH.B.A. do të merrnin pjesë në Lojërat Olimpike Kineze, duke specifikuar megjithatë se një vendim nuk është marrë ende.

ME TE LEXUARAT