Motrat binjake si punonjëse seksi në Holandë, kanë shkuar me më shumë se 335,000 burra

Bota

Motrat binjake si punonjëse seksi në Holandë, kanë shkuar me

Njihuni me Louise e Martine Fokken, motrat binjake që janë punonjëset seksi më të vjetra në Amsterdam. Ata kanë rrëfyer eksperiencën e tyre prej dekadash, ndërsa kanë bërë me dije se u kanë shërbyer 335,000 burrave.

 

Mediat ndërkombëtare shkruajnë se motrat kanë fituar titullin “vejushat më të vjetra të distriktit” në vitin 2012 para se të dilnin në pension. Tashmë në të 70-at, flasin hapur për të kaluarën e tyre, dhe si hynë në industrinë e seksit. Louise tha se kur ishte në të 20-at, dhunohej nga bashkëshorti. “Më thoshte se nëse nuk fitoja para do të më linte, dhe unë kisha fëmijë dhe e doja shumë, kështu që duhet ta bëja”.

Motrat binjake si punonjëse seksi në Holandë, kanë shkuar me

Ndërkohë më vonë u bë pjesë, pasi fillimisht dëshironte të ndihmonte me para motrën e saj. “Më vonë ata kishin nevojë për një pastruese në bordello dhe vendin e zuri Martine, por burrat nisën t’i kërkonin punë. Kështu nisëm të punonin të dyja, nganjëherë përfundonim në të njëjtën dritare të dyja bashkë. Ne i dimë hilet, e dimë çfarë duan ata. Dimë si t’u flasim atyre e madje si t’i bëjmë të qeshin.

Motrat binjake si punonjëse seksi në Holandë, kanë shkuar me

Më parë jetonte e gjithë familja me fitimet tona, kurse tani vjen zyra e taksave e të kërkon të paguash shuma të çmendura. Tani është më mirë për turorët dhe të huajat, por jo për holandezet. Hijenat erdhën në vitet 2000, krimi i organizuar i prostitucionit.

Motrat binjake si punonjëse seksi në Holandë, kanë shkuar me

Edhe djemtë janë ndryshe sot, ata pijnë më shumë, janë të shëndoshë e nuk të respektojnë. Ata duhet të ecin me biçikleta siç bëjnë holandezët, e jo vetëm të pijnë gjithë kohës”, tha Louise.

ME TE LEXUARAT