Me kallashnikovë qëllojnë pa mëshirë mbi qytetarët, dalin pamjet e sulmit në Moskë, 133 të vrarë

Bota

Me kallashnikovë qëllojnë pa mëshirë mbi

Pamje video nga sulmi terrorist në sallën e koncerteve pranë Moskës u publikua nga organizata e Shtetit Islamik (ISIS) përmes platformës Telegram.

Në pamje tregohen disa prej autorëve të cilët mbajnë kallashnikovë në duar brenda ndërtesës së qytetit Crocus në Krasnogorsk.

Në të njëjtën kohë, presidenti rus Vladimir Putin njoftoi se katër të dyshuarit për sulmin terrorist të së premtes në sallën e qytetit Crocus ishin arrestuar dhe tani janë në paraburgim të Komitetit Hetues të Rusisë.

Të dyshuarit u kapën në rajonin Bryansk dhe u transportuan në Moskë.

Të katër të dyshuarit rrezikojnë burgim të përjetshëm. Më herët, është raportuar se të paktën dy autorë të sulmit ishin vrarë në sallën Crocus City Hall./tch

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion