Rrugorja gjobit 9300 drejtues mjetesh në Tiranë në një javë, ja shkeljet

Policia rrugore ka bere bilancin e javes dike njoftuar se ka vendosur 9306 gjoba ne Tirane, nga te cilat, shumica jane per mosdhenie perparesie kembesorevem tejkalim shpejtesie, mosvendosje rripi te sigurimit, etj.
Gjatë javës që lamë pas janë arrestuar në flagrancë dhe proceduar në gjendje të lirë 11 persona, për shkelje të ndryshme në fushën e qarkullimit rrugor, si drejtim mjeti në efektin e alkoolit, pa leje drejtimi, etj.
????Janë vendorur 9306 masa administrative, disa prej tyre:
- Xhama të zinj: 154 masa
- Shpejtësi mbi normat e lejuara: 513 masa
- Parakalime të gabuara: 284 masa
- Përdorim i celularit gjatë drejtimit të mjetit: 389 masa
- Mos vendosje e rripit të sigurimit: 411 masa
- Mos vendosje e kaskës mbrojtëse: 168 masa
- Mosdhënie përparësie këmbësorëve: 570 masa
- Mosrespektim i tabelës “Stop”: 31 masa
- Sjellja e këmbësorve në rrugë: 44 masa
- Qëndrim i gabuar: 5,854 masa
- Të ndryshme: 888 masa
????Pezullime të lejeve dhe konvertime: 37 masa
- Nën ndikimin e alkoolit: 8 raste
- Kufizimet e shpejtësisë: 21 raste
- Shkelje të tjera rrugore: 6 raste
- Automjete të bllokuara: 8 automjete, për detyrime të pashlyera, mungesë dokumentacioni dhe për verifikime nga Seksioni i Trafiqeve në DVP Tiranë.


