“Toyota Yaris”/ 3.4 milionë euro të padeklaruara, gjykata e Tiranës dënon 1 vit e 6 muaj Ervis Vladin

Aktualitet

“Toyota Yaris”/ 3.4 milionë euro të padeklaruara, gjykata

Gjykata e Tiranës ka dënuar me 1 vit e 6 muaj burg Ervis Vladin për “mosdeklarim të ardhurash në kufi”. Vladin është përfshirë në çeshtjen e 3.4 milionë eurove të padeklaruara, “Toyota Yaris”.

Sipas informacioneve të para, Ervis Vladi ka përfituar nga gjykimi i shkurtuar, 1 vit burg. Mësohet se në të njëjtën dosje u dënua edhe Agim Çeka për “armëmbajtje pa leje” me 2 vjet 4 muaj. Çështja e nisur me bujë të madhe, ajo e 'Toyota Yaris' është sfumuar në gjykim, ku Ervis Vladi u dënua për veprat e mosdeklarimit të hollash, ndërkohë që akuza fillestare ka qenë “pastrim parash në kuadër të grupit të strukturuar kriminal”. Kujtojmë se kjo çështje në fillim u përdor si një 'kal beteje' nga opozita shqiptare për të akuzuar ashpër kryetarin e Grupit Parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla.

Por i rrezikuar për t'u marrë i pandehur si dekonspirues i operacionit, Kryetari i PD-së, Lulzim Basha, u paraqit më datë 25 korrik 2019 për të dhënë shpjegime përpara prokurorit. Ai bëri një denoncim në një fjalë në Kuvend, dy ditë para se të bllokoheshin në portin e Durrësit automjetet që vinin nga Belgjika, në të cilat ishte fshehur shuma prej 3.4 milionë eurosh. /shqiptarja

ME TE LEXUARAT