Kim Jong paralajmëron popullin e tij: Vendi po përballet me mungesa të mëdha ushqimore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut, Kim Jong ka paralajmëruar vendin e tij se po përballen me një sittuatë shumë të vështirë ekonomike. Në një konferencë partiake, ai tregon se vendi po përballet me mungesa të mëdha ushqimore. Ai e krahasoi situatën me krizën vdekjeprurëse të urisë në vitet 90.
Mësohet se Koreja e Veriut ka mbyllur kufijtë për shkak të pandemisë së koronavirusit dhe tregtia me partnerin jetësor Kinën, ka mbetur pezull e po ashtu sanksionet ndërkombëtare lidhur me programin bërthamor e kanë vështirësuar më tej situatën.
Ai tregon se ka vendosur që ti kërkoj të gjitha instancave të Partisë së Punëtorëve të Koresë së Veriut, përfshirë Komitetin Qendror dhe sekretariatet, të zhvillojnë një tjetër “marshim të mundimshëm”, për t’ia lehtësuar vështirësitë qytetatarëve tanë, qoftë edhe për pak.


