Mjeku deklaron në gjykatë: Floyd vdiq nga mungesa e oksigjenit, jo nga droga

Një vit pas vdekjes së George Floyd, mjeku jep lajmin se ai vdiq nga mungesa e oksigjenit dhe jo nga droga, siç u aludua më herët nga pala tjetër. Këtë deklaratë, mjeku Tobin e dha në gjyqin e ish-policit Derek Chauvin, në Mineapolis.
Gjatë fjalës së tij, mjeku Tobin, tha se frymëmarrja e Floyd nuk u ngadalësua aq sa ilaçi të kishte qenë një faktor në humbjen e oksigjenit. Më vonë në seancë, mbrojtja mori në pyetje kirurgun e policisë në Kentaki Dr Bill Smock, i cili punon për policinë e Louisville dhe është një ekspert në mjekësinë e urgjencës ligjore.
Kirurgu tha se Floyd shfaqi “uri ajri”, një term që përdoret kur trupi kërkon në mënyrë të dëshpëruar oksigjen. Ndërsa një mbidozë e fentanilit mund të ngadalësojë frymëmarrjen, ai tha se njerëzit që kanë mbidozë nuk janë të vetëdijshëm se u mungon oksigjeni dhe shpesh duken të përgjumur. Në të kundërt, ai tha se Floyd duket se ishte vigjilent.
Mediat ndërkombëtare rikujtojnë se pala tjetër në qershor të 2020 dorëzuan një raport të toksikologjisë, ku shkruhej se Floyd përdorte qetësuesin fentanil dhe metamfetaminë. Që atëherë, mbrojtja ka argumentuar se fentanili shkaktoi humbjen e oksigjenit nga Floyd.


