"Kam vendosur bombë", grabitësi i maskuar vjedh 2 mln euro bizhuteri në argjendari

Bota

"Kam vendosur bombë", grabitësi i maskuar vjedh 2 mln euro

Policia në Paris është në kërkim të një personi, i cili vodhi në një argjendari bizhuteri dhe gurë të çmuar me vlerë mbi 2 milionë euro.

Sipas mediave, personi mendohet të jetë rreth të 50-at dhe se mbërriti në argjendari me një skuter.

Menjëherë ai nxori një armë dhe kërcënoi se ka vendosur një bombë në dyqan, thotë policia.

Kamerat e sigurisë kapën imazhin e burrit që hynte në dyqan i veshur me një kostum gri dhe një maskë në fytyre.

Policia thotë se ai i detyroi punonjësit të dorëzonin bizhuteritë dhe gurët, si dhe çelësat e dyqanit. Gjatë ngjarjes nuk u përdor dhunë.

Argjendaria ndodhet në një nga zonat më të popullura dhe luksoze të Parisit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion