Publikohet traileri i sezonit të pestë të “La Casa De Papel”, ja kur nis transmetimi

Soft

Publikohet traileri i sezonit të pestë të “La Casa De
Sezoni i pestë i “La Casa De Papel” do të nisë transmetimin më 3 shtator, ndërsa “Netflix” ka publikuar trailerin e parë për sezonin e pestë.

Ndërkohë, para disa ditësh gjiganti i transmetimit njoftoi se xhirimet e serialit kishin përfunduar dhe se fansat nuk do të prisnin shumë.

“Çfarë nisi si bandë hajdutësh, përfundoi si familje. Përfunduan xhirimet e sezonit të pestë të “La casa de Papel. Një falenderim për të gjithë fansat që ishin pjesë e rezistencës. Mezi presim t’ju tregojmë si përfundon kjo histori” – shkruhej në njoftimin e “Netflix” disa ditë më parë.

Sezoni i pestë dhe i fundit do të jetë i ndarë në dy pjesë. Në pjesën e dytë janë përqendruar më shumë te situata emocionale e personazheve.

“Banda është mbyllur në Bankën e Spanjës për mbi 100 orë. Ata kanë arritur të shpëtojnë Lisbonën, por momenti më i errët është mbi ta pasi kanë humbur njërin prej tyre. Profesori është kapur nga Sierra dhe, për herë të parë, nuk ka një plan arratisjeje” – shkruan Netflix.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion