I ri dhe i apasionuar pas politikës, kush është Carlo Mazzei, arbëreshi që kandidon për kryetar bashkie në Romë

Bota

I ri dhe i apasionuar pas politikës, kush është Carlo Mazzei,
Për herë të parë një arkitekt arbëresh kandidon për kryetar bashkie në Romë.

Carlo Mazzei kandidon përballë dy rivalëve të tij, Francesco Laddaga dhe Alessandro Luparelli.

Por kush është arbëreshi Carlo Mazzei:

Ai ka lindur në Catanzaro dhe në moshën 18-vjeçare është zhvendosur në Romë. Hapat e parë në politikë Mazzei i nisi si kreu i Forumit Rinor në Partinë Demokratike. Mazzei është gjithashtu sekretar i njërës prej degëve PD-së në “La Spezia”. Arkitekti arbëresh përfaqëson edhe vlerat e familjes dhe të mbarë arbëreshëve të Kalabrisë e jo vetëm.

Mazzei ka spikatur si koordinator në këtë fushatë elektorale duke bërë histori dhe duke përcjellë artin e të bërit politikë me shembullin personal, me përkushtim të vazhdueshëm, me guxim dhe vision për të ardhme politike të vendit.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion