Vrasja e biznesmenit në Ksmail, gjendet një makinë e djegur, autorët u arratisën drejt Greqisë

Aktualitet

Vrasja e biznesmenit në Ksmail, gjendet një makinë e djegur,

Një makinë është gjetur e djegur në kufirin greko-shqiptar, ndërsa autoritetet dyshojnë se mund të jetë përdorur në vrasjen e Gramoz Memës tre ditë më parë në Ksamil.

Mjeti tip “Ford” është  gjetur mëngjesin e së martës  në vendin e quajtur “Kataeto”, Bashkia Konispol. Mjeti dyshohet se është ai i përdorur nga autorët për vrasjen e 40-vjeçarit 3 ditë më parë në Ksamil.

Pasi kanë kryer krimin, autorët, për të cilët dyshohet të kenë qenë katër vetë, mendohet të kenë kanë kaluar Butrintin duke përdorur  lundrën  dhe më pas kanë përshkuar  aksin rrugor Vrinë – Çiflik deri në vendin e quajtur “Kataeto” ku kanë djegur makinën.

Fakti që mjeti është  gjetur në këtë  vend, bën të dyshohet se autorët kanë kaluar kufirin e gjelbër  dhe kanë zbritur në vendin e quajtur “Loridha” në Sajadhë të Igumenicës. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion