Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja shqiptare

Aktualitet

Kapen në kufirin greko-shqiptar 86 kg marijuanë, në pranga gruaja

Një grua shqiptare u arrestua mëngjesin e së premtes në Igumenicë me një sasi të madhe marijuane.

Sipas Policisë, si pjesë e kontrolleve të synuara, makina që po drejtonte gruaja dhe që i përkiste asaj u ndalua.

Brenda u gjetën 80 pako me marijuanë, me një peshë totale prej 86 kg e 438 gramë.

Droga dhe automjeti u konfiskuan, ndërsa ndaj gruas së arrestuar u ngrit një çështje penale. Droga ishte ngarkuar në kufirin e gjelbër me Shqipërinë dhe do të futej në brendësi të tokës greke.

Shqiptarja pritet të dërgohet në Prokurorinë e Shkallës së Parë të Thesprotisë.

Kohët e fundit ka një riaktivizim të trafikut ndërkombëtar të drogës nga Shqipëria në Greqi. Policia greke ka kapur në 15 muajt e fundit rreth 1.4 ton marijuanë në Igumenicë, Janinë, Kostur, Follorinë e Selanik. Rastet më të shumta kanë qenë ato të trafikut nga Saranda në Igumënicë, ku pothuaj gjysma e sasisë së kapur në zonat e Greqisë është trafikuar nga kjo linjë. Madje në një rast në Igumenicë është kapur edhe një skaf i ngarkuar me drogë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion