Lëvizje në PS-në e Tiranës? Nesër mblidhet asambleja, kush janë emrat që po diskutohen

Politikë

Lëvizje në PS-në e Tiranës? Nesër mblidhet asambleja,
Partia Socialiste do të mbledhë nesër Asamblenë Kombëtare, në një takim që pritet të ketë në fokus përgatitjet për zgjedhjet vendore të 9 majit. Mbledhja do të zhvillohet në orën 10:30, në një nga hotelet në Gjirin e Lalzit.

Mesohet se një nga çështjet në axhendë do të jetë platforma për këshilltarët bashkiakë dhe shpërndarja e mandateve.

Vëmendje pritet të marrë edhe kërkesa e kryebashkiakut të Tiranës, Erion Veliaj, për të marrë pjesë në mbledhje. Asambleja nuk ka bërë një kërkesë zyrtare për praninë e tij, ndërsa Veliaj ka paraqitur një kërkesë të njëanshme nga burgu, ku kërkon edhe ngritjen e një komisioni hetimor lidhur me akuzat ndaj tij.

Një tjetër pikë me interes është mundësia që Edi Rama të bëjë publikë emra të mundshëm për kandidatët e PS-së në zgjedhjet vendore, veçanërisht për Bashkinë e Tiranës.

Sipas gazetares, në Partinë Socialiste po qarkullojnë disa emra. Ai i Ogerta Manastirliut tanimë duket se është larg garës, ndërsa një emër i përmendur është Arbër Hajdari, i cili është bërë publik edhe nga vetë ai dhe shihet si një kandidaturë që vjen përtej strukturave partiake, nga shoqëria civile.

Në diskutimet për kandidatin e mundshëm për Tiranën përmendet gjithashtu edhe Ervin Demo, aktualisht ministër i Brendshëm.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion