Gruaja seksi e El Chapo-s pranon akuzat e pjesëmarrjes në drejtimin e perandorisë miliardere të drogave (fotot)

Bota

Gruaja seksi e El Chapo-s pranon akuzat e pjesëmarrjes në drejtimin e

Bashkëshortja e lordit meksikan të drogave El Chapo, Emma Coronel Aispuro pritet të deklarohet fajtore për akuzat e ndihmës në menaxhimin e biznesit prej disa miliarda dollarë të të shoqit, teksa paraqitet nesër në gjykatën e Uashington për deklarimin fillestar.

Ajo është arrestuar në fillim të këtij viti pas një hetimi dy-vjeçar mbi rolin e saj në perandorinë ilegale të biznesit të El Chapo. El Chapo, emri i vërtetë i të cilit është Joaquín Guzmán Loera, ka drejtuar kartelin meksikan të drogave në Sinaloa.

Ai është dënuar për përhapjen e kartelit të tij të drogave në një gjyq federal amerikan në Brooklyn në 2019.

Gruaja seksi e El Chapo-s pranon akuzat e pjesëmarrjes në drejtimin e

31 vjeçarja Coronel, raportohet se ka arritur një marrëveshje me prokurorët, sipas të cilës nuk është e detyruar të japë informacione shtesë mbi biznesin e bashkëshortit, shkruan New York Times.

Ajo akuzohet për asistencë ndaj burrit, tashmë 63 vjeçar, në drejtimin e perandorisë së drogave si dhe në arratisjen e tij spektakolare nga një burg i sigurisë së lartë në Meksikë në 2015.

Pa arrestimit të tij ekspertët sugjeruan se ajo do të japë informacione të rëndësishme për kartelin e Sinaloa, por një person i afërt me çështjen, tha për Times se kjo nuk është pjesë e marrëveshjes së re.

Gruaja seksi e El Chapo-s pranon akuzat e pjesëmarrjes në drejtimin e

El Chapo, i cili më parë ka drejtuar kartelin më të fuqishëm në botë të drogave do të kalojë pjesën e mbetur të jetës në burgun e sigurisë së kartë të ADX Florence.

Dyshja ishin martuar kur Coronel ishte 18 vjeçe dhe ‘bosi’ i drogës e kishte pikasur gjatë një konkurrimi bukurie në vitin 2007.

Familja e Coronel besohet se ka edhe ajo lidhje të forta me biznesin e drogave.

Babai i saj është fermer që ka rritur marijuana e opium ndërsa xhaxhai i saj është trafikanti Igancio “Nacho” Coronel – një nga njerëzit më të besuar të El Chapo.

Përveç dyshimeve për ndihmë në arratisjen e bashkëshortit në 2015, gruaja besohet se është kujdesur për korruptimin e zyrtarëve meksikanë gjatë rikapjes së El Chapo në 2016.

Por para se të realizoheshin planet për lirimin e tij, El Chapo u ekstradua në SHBA

Coronel pritet të marrë si dënim 10 vjet burg por prej marrëveshjes koha e saj e dënimit do të reduktohet ndjeshëm.

El Chapo e Coronel kanë dy vajza binjake.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion