Përfundon marrja në pyetje e Arben Vojës, drejtori i Spitalit të Fierit transferohet në paraburgim

Aktualitet

Përfundon marrja në pyetje e Arben Vojës, drejtori i Spitalit

Ka përfunduar marrja në pyetje e drejtorit të Spitalit Rajonal të Fierit, Arben Voja, i cili është shoqëruar drejt ambienteve të paraburgimit në Fier.

Voja është marrë në pyetje për më shumë se katër orë nga prokurorët, në kuadër të hetimeve që po zhvillohen ndaj tij. Pas përfundimit të veprimeve hetimore, ai është shoqëruar drejt dhomave të paraburgimit.

Më herët gjatë ditës së sotme, Prokuroria e Fierit kishte lëshuar urdhërarrest për drejtorin e spitalit, ndërsa në ambientet e institucionit shëndetësor janë kryer kontrolle nga Oficerët e Policisë Gjyqësore dhe shërbimet e Policisë.

Sipas raportimeve të deritanishme, ende nuk është bërë publik zyrtarisht shkaku i urdhërarrestit dhe as akuza konkrete që rëndon mbi Vojën. Prokuroria nuk ka dhënë ende një njoftim të plotë mbi rezultatet e kontrolleve dhe provat e administruara. 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion