I frikshmi Kim Jong Un "me dorë të hekurt": Muzika ‘pop’ nga Jugu, kancer që meriton ekzekutim

Bota

I frikshmi Kim Jong Un "me dorë të hekurt": Muzika

Mes rritjes së influencave kulturore nga Korea e Jugut, Kim Jong Un ka nisur një fushatë te re shtypjeje ndaj fansave të muzikës moderne në Korenë e Veriut.

Lideri komunist 37-vjeçar ka ashpërsuar dënimet ndaj muzikës “perverse” moderne nga Korea e Jugut, e njohur si K-pop.

Fushata sekrete anti-muzikë e autoriteteve të Penianit ka dalë në dritë së fundmi me disa dokumente të nxjerra nga Veriu, që janë publikuar në të përditshmen e Seulit, Daily NK, dhe më pas në New York Times.


Despoti që raportohet se kohët e fundit ka rënë në peshë, i quante importet e muzikës nga jugu një “kancer agresiv” që korrupton të rinjtë e pastër koreano-veriorë, veshjet, stilin e flokëve, gjuhën dhe sjelljen e tyre.

Teksa tenton të promovojë një stil tërësisht personal kulturor për vendin, Kim ka prezantuar ligjet e reja në fillim të vitit, duke kërkuar që kushdo që kapet duke ndjekur apo zotëruar përmbajtje kulturore koreano-jugore, të dënohet deri më 15 vjet burg dhe punë të detyruar. Për këtë shkelje dënimi i mëparshëm ishte 5 vjet.

Sikur kjo të mos mjaftonte, kontrabandistet e muzikës K-pop në veri mund të përballen me dënim me vdekje.

Në maj sipas raportimeve një qytetar u vra me pushkatim në Korenë e Veriut për kontrabandë muzike dhe zbavitjesh të tjera nga Jugu.

I quajtur shpesh nga mediat perendimore “Gangsteri i mbretërisë së tij eremite”, Kim ka ashpërsuar kohët e fundit retorikën e tij anti-kapitaliste, pasi rinia vendase po bëhet gjithnjë e më e influencuar nga stilet perëndimore.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion