Hakmarrje me bomba, Izraeli sulmin Iranin, shpërthime të shumta në objektet shtarake
Izraeli ka kryer sulme ndaj Iranit në disa faza dhe me shumë nivele mbi objektivat ushtarake. Mediat raportojne se ka pasur shpërthime edhe në Siri.
Ky akt ndaj Iranit vjen si shenjë hakmarrje pas sulmit më 1 tetor ndaj Izraelit.
Shpërthimet në Iran janë ndjerë orët e para të së shtunës në kryeqytetin Teheran dhe qytetin Kraja.
Merr lajme ekskluzive në Whatsapp
Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.
Rreth orës 2 të mëngjesit ishte vala e parë e sulmeve izraelite, për tu pasuar më tej rreth orës 04:30 me një valë tjetër sulmesh që synonin instalimet ushtarake.
Sipas mediave izraelite, vala e sulmeve kishte në shënjestër bazat e raketave dhe dronëve. Vala e dytë e sulmit u zhvillua në Teheranin lindor.
Transmetuesi publik i Izraelit tha se tre valë sulmesh kishin përfunduar dhe se operacioni kishte përfunduar.
Irani tha se sistemi i tij i mbrojtjes ajrore kundërshtoi me sukses sulmet e Izraelit ndaj objektivave ushtarake në provincat e Teheranit, Khuzestanit dhe Ilamit me "dëmtime të kufizuara" në disa vende.