“Në telefonin e Monika Kryemadhit do gjeni “peshkun e madh”, ish-ministri Lefter Koka “shpërthen” në gjyq

Aktualitet

“Në telefonin e Monika Kryemadhit do gjeni “peshkun e

Ish-ministri i Mjedisit, Lefter Koka ka kundërshtuar në Apelin e Posaçëm dënimin e tij me 6.8 vite burg nga GJKKO, për aferën e inceneratorëve. Koka tha se nuk është ai “peshku i madh” dhe se nuk duhej të ishte dënuar për korrupsion.

Lefter Koka iu drejtua prokurorëve të SPAK dhe togave të zeza se në dosjen në ngarkim të tij ishin deklaratat e deputetes së PL, Monika Kryemadhi duke thënë se SPAK e përpiloi dosjen në mënyrë të tillë që ta dënonin për korrupsion, akuzë të cilën ish-ministri i Mjedisit e mohon.

Duke vijuar akuzat, Lefter Koka ka deklaruar se po të hapet telefoni i Kryemadhit, aty do të gjendet edhe “peshku i madh” i inceneratorëve.

Lefter Koka në gjyq: Nuk jam unë “peshku i madh” dhe nuk mund të më dënoni për korrupsion. Ju e copëzuat çështjen që të më dënoni mua sa më shumë.

Gjithçka thatë sot janë fiks ato që ka shkruar Monika Kryemadhi në kallëzimin e saj. Hapni telefonin e Kryemadhit dhe nuk do të më gjeni mua aty, aty do të gjeni peshkun e madh…

***

Lefter Koka u dënua me 10 vjet burg, i konvertuar në 6.8 vite heje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar për krijimin e skemave mashtruese me faturat fiktive, për inceneratorin e Fierit. SPAK akuzon Kokën për abuzim me rreth 4 mln euro.

Ish-ministri sipas SPAK, përfitoi në mënyrë të parregullt shuma të ndryshme monetare, në mënyrë të tërthortë, nëpërmjet krijimit të një skeme fiktive për kryerjen e punimeve në shoqërinë koncesionare. Ai u lirua nga akuzat sa i takon djegësit të Elbasanit.

Për inceneratorin e Elbasanit, SPAK kërkon në Apelin e Posaçëm ndryshimin e vendimit të shkallës së parë, që shpalli të pafajshëm për akuzën “shpërdorim detyre” ish-deputetin socialist Alqi Bllako dhe ish-ministrin e Mjedisit Lefter Koka.

Në seancën që u zhvillua në Apel pas dështimit disa mujor, prokurorët Klodian Braho dhe Arben Kraja kërkuan që Bllako të dënohet me 4 vite burg, në përfitim të gjykimit të shkurtuar 2.8 vite burg, ndërsa për Kokën kërkon t’i shtohet edhe dënimi për “shpërdorim detyre”.

Dënimet e GJKKO për inceneratorin e Fierit

Lefter Koka – 10 vjet burg, konvertohet në 6.8 vite heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar dhe 5 vite dënim plotësues për të mos ushtruar funksione publike

Alqi Bllako – 4 vjet burg, konvertohet në 2.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar

Klodian Zoto – 12 vjet burg, konvertohet në 8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar

Pëllumb Abeshi – 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 2 vjet heqje lirie, por u konvertua në 4 vite shërbim prove

Florian Muçaj – 3 vite burg, konvertohet në 2 vjet heqje lire për shkak të gjykimit të shkurtuar, por lirohet pas mbaron dënimi

Azem Shatëri – 3 vite burg, konvertohet në 2 vjet heqje lire për shkak të gjykimit të shkurtuar, por lirohet pas mbaron dënimi

Erjon Murataj – 3 vite burg, konvertohet në 2 vjet heqje lirie për shkak të gjykimit të shkurtuar

Sabina Cenameri – 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 2 vjet heqje lirie, por u konvertua në 4 vite shërbim prove

Arben Dervishaj u shpall i pafajshëm

Loran Dusha  – 7 vite burg, konvertohet në 4.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar

Arjola Kodra u shpall pafajshme

Arbër Denizi – 7 vite burg, konvertohet në 4.8 vite burg për shkak të gjykimit të shkurtuar

Juri Imeraj u shpall i pafajshëm

Regan Merdani – 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 2 vjet heqje lirie, por u konvertua në 4 vite shërbim prove

Gentian Zifla – 3 vite burg, për shkak të gjykimit të shkurtuar shkon në 2 vjet heqje lirie, por u konvertua në 4 vite shërbim prove.

ME TE LEXUARAT