Goditi pas shpine me thikë bashkëkombasin e tij në mes të Romës, dorëzohet në polici 19-vjeçari shqiptar

Bota

Goditi pas shpine me thikë bashkëkombasin e tij në mes të

Është arrestuar autori i dyshuar për vrasjen me thikë të një shtetasi shqiptar në Romë të Italisë.

Sipas mediave italiane, i arrestuari është një 19-vjeçar po me kombësi shqiptare me dokumenta të rregullta dhe pa precedentë penal.

26-vjeçari i identifikuar si Atjon Lopci u sulmua para 3 ditësh në Piazza del Gazometro në Romë dhe vdiq disa orë më vonë në spital pasi nuk i mbijetoi plagëve të marra.

Sipas asaj që është rikonstruktuar nga policia, rezulton se midis dy shtetasve shqiptarë ka patur mosmarrëveshje për pazaret e drogës, e cila më pas rezultoi në një përplasje fizike mes bashkatdhetarëve, gjatë së cilës viktima u godit me një thikë në shpinë.

I riu, ndoshta duke u ndjerë nën presion është vetëdorëzuar ditën e djeshme pranë komisariatit të Genovës dhe ndodhet në paraburgim ku pritet të dalë para gjykatës.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion