Goditet grupi i trafikantëve shqiptarë në Hollandë, sekuestrohen 395 kg drogë dhe më shumë se 72 mijë euro

Policia hollandeze ka goditur një grup kriminal shqiptarësh që merreshin me trafik droge, duke arritur të sekuestrojë mbi 72 mijë euro dhe 395 kg drogë, që ënse do të dilte në treg do të kapte vlerën prej 1.6 milionë euro.
Gjatë bastisjes së shtëpisë, efektivët gjetën edhe disa adresa të trafikantëve të tjerë, ku arritën të sekuestronin edhe 1100 bomë të tjera kanabis, si dhe arrestuan disa pjesëtarë të organizatës kriminale.
Shtëpia në të cuilën u gjetën bimët narkotike ishte në emrin e shqiptarit me emrin Janis, i cili është shpallur në kërkim, pasi dyshohet se është larguar drejt Shqipërisë. Sipas efektivëve, Janis me origjinë nga Lushnja është “koka” e grupit kriminal.


